image Arrestohet 18 vjeçari i përfshirë në dy grabitje të armatosura në Gjilan

Siguri

Arrestohet 18 vjeçari i përfshirë në dy grabitje të armatosura në Gjilan

news image

Është arrestuar një person me inicialet L.Z., 18 vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në dy raste të grabitjes në Gjilan për dy ditë me radhë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, gjatë ditës së djeshme ishte grabitur një lokal në Gjilan, ku i dyshuari kishte marrë një sasi të konsiderueshme të parave nga kasa e lokalit, gjithashtu ka shtënë me armë në drejtim të punëtores duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërkaq i njëjti dyshohet se kishte grabitur një lokal tjetër gjatë ditës së sotme në Gjilan duke marrë një sasi të konsiderueshme të parave nën kërcënimin e armës duke shtënë dy herë në ajër.

I dyshuari për grabitje, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë

Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve të stacionit policor  në Gjilan, kanë arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se dje më 11.10.2021, në një lokal të këmbimit të  valutave ka kryer veprën penale “Grabitje”. I njëjti nën kërcënim të armës ka arritur të marrë  një  sasi të konsiderueshme të hollash dhe po ashtu ka shtënë në drejtim të punëtores e cila ka pësuar lëndime trupore si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. 

Po sot më 12.10.2021, përsëri Policia u lajmërua për një grabitje me armë në një lokal në Gjilan ku  një i dyshuar , nën kërcënim të armës pasi ka shtënë dy herë në ajër ka arritur që t’i marrë një sasi të konsiderueshme të hollash nga kasa e lokalit dhe fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Policia e Kosovës , Njësitet e hetimeve të Policisë së Kosovës stacioni policor në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative  kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin mashkull shtetas të  Kosovës L.Z. (2003)  me banim në Gjilan i cili dyshohet të jetë i përfshirë në dy rastet e grabitjes.

Ai pas arrestimit është  sjellë në lokalet e stacionit policor në Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, në prani të avokatëve  mbrojtës.

Si provë materiale i është gjetur arma e përdorur në këto vepra penale si dhe  një shumë të hollash që janë grabitur të cilat u janë kthyer pronarëve legjitim.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës konkretisht hetimet Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me prokurorin  e shtetit./GazetaSinjali/