image Arrestohen gjashtë persona për posedim të substancave narkotike

Kosovë

Policia/ Arrestohen gjashtë persona për posedim të substancave narkotike

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për posedim të substancave narkotike, rastet kanë ndodhur në Lipjan si dhe në Prizren.

Në Lipjan janë arrestuar dy persona, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së njërit prej tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 19 gramë substanca të dyshimta narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit tek ta dhe gjatë bastisjes së shtëpisë së njërit prej tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 19 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa gjatë ditë së djeshme në komunën e Prizrenit janë evidentuar katër raste për posedim të substancave narkotike, ku policia ka arrestuar katër persona.

Në rrugën “ Ali Ibra”, Prizren është arrestuar një i dyshuar për posedim të substancave narkotike, peshore dhe një grindër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 101.7 gram, një grinder, një peshore, para 30 euro dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në Rrugën  “Zybejda Hanëm” në Prizren është arrestuar një i dyshuar mashkull poashtu për posedim të narkotikëve.

“ Është arrestuar një i dyshuar mashkull  K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 94.1 gram dhe një telefon celular. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nga i cili janë konfiskuar 35 qese plastike me gjithsej 27.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat ia kishte dhënë për t’i ruajtur i dyshuari i parë. I dyshuari i dytë pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Në rrugën “Muharrem Bajraktari” gjatë një kontrolle, një të dyshuari i janë gjetur në shtëpinë e tij 1.9 gram mariuhanë dhe për këtë është arrestuar.

 “Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.9 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Poashtu në rrugën  “Selver Maqkaj”, është arrestuar një i dyshuar pasi të njëjtit i është gjetur mariuhanë në shtëpi.

 “Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.81 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/