Të enjten, Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast që ka ndodhur më 4 prill në një mobil shop në Mitrovicë. Aty, tre persona nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht punëtorin e mobil shopit, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Dy prej të dyshuarve janë arrestuar të enjten, ndërsa dje është arrestuar edhe personi i tretë. Bëhet fjalë për Bleon Hysenin, ndërkaq dy të arrestuarit tjerë janë Eugen Thaçi dhe Arbër Thaqi.
Burimet e Sinjali njoftojnë se dje tre të dyshuarit kanë dalë para Gjykatës dhe ndaj tyre është caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lidhur me rastin, në cilësi të provës materiale nga të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.