image Arrestohet edhe një person i dyshuar për dallavare me subvencione në Pejë

Siguri

Arrestohet edhe një person i dyshuar për dallavare me subvencione në Pejë

news image

Në kuadër të aksionit të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për dallavere me subvencione në sektorin e bujqësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një 54-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka bërë mashtrime për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e rryshfetit’ dhe ‘Mashtrimi me subvencione’.

Kujtojmë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe 11 persona tjerë, në mesin e tyre 3 zyrtarët Liridon Fandaj – asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës, Arton Elezi – zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti dhe Bekim Bruqi – zyrtar në Institutin e Bujqësisë në Pejë.

Sinjali ka siguruar listën me emrat e të arrestuarve, ku janë të përfshirë edhe tetë persona tjerë të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

/GazetaSinjali/