image Ekskluzive: Këta janë 11 të arrestuarit për mashtrime me subvencione

Siguri

Ekskluzive: Këta janë 11 të arrestuarit për mashtrime me subvencione

news image

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale sot kanë zhvilluar një aksion në disa komuna, që ka rezultuar me 11 të arrestuar, nën dyshimet për dallavere me subvencione, raporton Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Sinjali ka siguruar listën me emrat e të arrestuarve:

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me aktvendim nga prokurori, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/