image Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Deçan

Siguri

Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Deçan

news image

Aksioni i Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, që ka shënjestër zyrtarët publikë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës, ka vazhduar edhe në Deçan, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se policët e kësaj njësie kanë arrestuar drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Ramë Melaj.

Mirëpo, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha për Sinjalin se nuk ka informacion që ka ndodhur një arrestim i tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/