image Arrestohet drejtori i Urbanizimit dhe një zyrtar në Klinë

Siguri

Arrestohet drejtori i Urbanizimit dhe një zyrtar në Klinë

news image

Aksioni i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Themelore në Pejë është zhvilluar në tri komuna të vendit: Pejë, Istog dhe Klinë.

Në komunën e Klinës janë arrestuar dy persona, drejtori Urbanizimit në Klinë, Lorenc Marleku dhe një zyrtar në kuadër të kësaj drejtorie, Ali Gashi.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e kësaj komune, Mirsad Blakaj, i cili e ka konfirmuar se drejtori i urbanizmit dhe zyrtari i kësaj drejtorie janë shoqëruar për intervistim në Polici.

Mirëpo, sipas tij nuk ka pasur arrestime, vetëm shoqërime për intervistim.

“Sot ka pas një aksion në Klinë është marrë në pyetje drejtori, është shoqëruar konkretisht drejtori në për intervistë në Polici edhe një zyrtar i drejtorisë së urbanizmit. Arrestime nuk ka pas, të paktën ne nuk kemi informacione se ka pas arrestim vetëm shoqërim për intervistë”, ka thënë ai

“Po, Ali Gashi. Nuk është me rëndësi emri i zyrtarit ai zyrtar i komunës është” , ka shtuar ai.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/