image Arrestohet dentisti francez i cili u bë milioner duke i "zhvatur" pacientet e tij

Botë

Arrestohet dentisti francez i cili u bë milioner duke i “zhvatur” pacientet e tij

news image

Një dentist multi-milioner në Francë është burgosur për gjymtimin e qëllimshëm të pacientëve nga lagjet me të ardhura të ulëta të Marasejës, një skemë fitimprurëse në të cilën ai përformoj mijëra procedura të panevojshme.

Dentisti Lionel Guedj, u burgos për 8 vite ndërsa babai i tij, Carnot Guedj, i cili punonte me kohë të pjesshme, u burgos për 5 vite pasi që një gjykatë dëgjoi rrëfime tronditëse të pacientëve të cilët kishin bërë termine për procedura të vogla, si për shembul për kavitet, ose kurorë të lëvizshme, ndërsa përfunduan me heqjen e një numri të dhëmbëve të shëndetshëm pa ndonjë arsye mjekësore.

Ekipi i prokurorisë së shtetit shpjegoi se si Lionel Guedj i dëmtoi qëllimisht pacientët e shëndetshëm, ai u përpoq që të bënte përfitime maksimale duke i detyruar pacientët, të cilët nuk dyshonin, që t’u nënshtrohen procedurave të panevojshme, duke treguar “përbuzje totale” ndaj shëndetit të tyre dhe pastaj duke marrë pagesa nga sigurimet sociale, raporton The Guardian.

Për shembull, nga viti 2006 e deri në vitin 2012, Guedj u akuzua se kishte bërë procedura për kanalet e rrënjës tek 327 pacientë të cilët nuk kishin nevojë mjekësore për këtë procedurë, vetëm sepse ai dëshironte që të përshtatë urat, të cilat do t’i sillnin para. Procedurat në fjalë normalisht i marrin nga 45 minuta deri në 1 orë, por që Guedj i performonte ato deri në 10 minuta – dhe shumë nga to rezultuan në infektime, komplikime ose dëmtime të përjetshme. Kjo ishte qasja “industriale” e Guedj, duke “shtrydhur” në maksimum numrin e procedurave në kohë minimale, sa që në vitin 2010 ai u bë kirurgu dental me fitimet më të mëdha në Francë, duke i marrë deri në 2.9 milionë euro nga tarifat e procedurave në fjalë.

Ai i përdori ato para për të blerë prona, piktura, dhe vetura luksoze. Kishte gulçime tmerri gjatë seancës 6 javore kur banorët e varfër dhe të pa mbrojtur nga qyteti jugor përshkruan se si Guedj i qetësoi ata përpara se t’ua nxirrte jashtë dhëmbët e shëndetshëm ose t’i gjymtonte ata përpara se pacientët ta dinin se çfarë po bënte ai në të vërtetë.

Kur u shfaqnin infeksionet, ai u përshkruante atyre sasi të mëdha të antibiotikëve.

/GazetaSinjali/