Gazeta Sinjali ka raportuar më 30 maj për një rast në Mitrovicë ku një person kishte goditur me shufër metalike motrën e tij. I dyshuari për sulmin ka qenë në arrati që nga data 29 maj.
Burimet e Sinjalit thonë se është arrestuar i dyshuari për këtë rast.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe policia në Mitrovicë.
“I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar me një shufër metali motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar”, njoftuan nga Policia. /Gazeta Sinjali/