Një person me inicialet L.P., është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, shkruan Gazeta Sinjali.
L.P., dyshohet se në vazhdimësi i ka mundësuar bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë.
Kështu, ai dyshohet se nga gruaja e tij ka përfituar të holla dhe të mira materiale nga disa persona.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë./GazetaSinjali/