image Arrestohet burri në Prishtinë që rrihte vazhdimisht gruan e fëmijët

Kosovë

Siguri/ Arrestohet burri në Prishtinë që rrihte vazhdimisht gruan e fëmijët

news image

Një mashkull është arrestuar mbrëmë në Prishtinë rreth orës 17:30, pasi i njëjti dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike te bashkëshortja.

Policia bën të ditur se viktima posedonte edhe raporte mjekësore për dhunën e shkaktuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas viktimës, i dyshuari i ka keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre, duke i rrahur dhe mbyllur në dhomë.

Më tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/