image Arrestohet burri i Arta Bajramit, po kërkohej nga Interpoli për vjedhje të rëndë në Kuvajt

Siguri

Arrestohet burri i Arta Bajramit, po kërkohej nga Interpoli për vjedhje të rëndë në Kuvajt

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Po ashtu, shumë persona që kërkohen me urdhërarreste ndërkombëtare, kapen në Kosovë.

Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Xhemail Sekiraqën, 43-vjeçar, i cili po kërkohej pasi ishte dënuar me dhjetë vite burg për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

xhemail
Xhemail Sekiraqa – Xhimi

Sekiraqa u kap pasi u ndal nga një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ka urdhërarrest aktiv.

Me urdhër të prokurorit, 43-vjeçari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Sekiraqa i cili njihet edhe me nofkën ‘Xhimi’ është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami.

arta xhimi

I njëjti edhe më parë ka pasur telashe me ligjin, me ç’rast është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku në raportin 24 orësh thuhet se “Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

/GazetaSinjali/