image Arrestohet babai në Ferizaj, e detyronte djalin e tij të kërkonte lëmoshë

Kosovë

Siguri/ Arrestohet babai në Ferizaj, e detyronte djalin e tij të kërkonte lëmoshë

news image

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka shfrytëzuar djalin e tij për të kërkuar lëmoshë, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportohet se rasti ka ndodhur më datën 7 shkurt, ndërsa arrestimi i babait është bërë dje, rreth orës 17:30.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/