image Arrestohet avokati amerikan pas rehabilitimit nga droga, akuzohet për mashtrim

Botë

Arrestohet avokati amerikan pas rehabilitimit nga droga, akuzohet për mashtrim

news image

Është arrestuar të enjten avokati i Karolinës së Jugut Alex Murdaugh në Florida nën dyshimin se kishte mashtruar miliona dollarë nga familjarët e tij të ndjerë, thanë zyrtarët.

Avokati 53-vjeçar i varur nga droga u arrestua “pas lirimit nga një strukturë e rehabilitimit të drogës në Orlando”, bëri të ditur një zëdhënës i Divizionit të Zbatimit të Ligjit të Karolinës së Jugut (SLED).

Ai u dërgua në paraburgim si i akuzuar për marrjen e pronës me pretendime të rreme të lidhura me vdekjen misterioze të shërbëtores së tyre, Gloria Satterfield në vitin 2018 në shtëpinë e tij të vjetër, tha SLED.

57-vjeçarja Gloria Satterfield Murdaughs vdiq si rezultat i një “rrëzimi”, kishte qenë shërbëtore e familjes Murdaughs. Alex, babai i Paul, thuhej se kishte dhënë një dëmshpërblim prej 500,000 dollarë për ngjarjen.

Murdaugh është akuzuar se ka mbledhur më shumë se 4 milionë dollarë sigurim , por që asnjëherë nuk ua ka dhënë bijve të saj të mbijetuar siç ishte premtuar.

Arrestimi i tij erdhi pothuajse një muaj pasi që bashkëpunëtori i tij i drogës u përpoq ta vriste në një mashtrim të sigurimit të jetës për të mbledhur 10 milion dollarë për djalin e mbijetuar të Murdaugh, Buster.

Alex Murdaugh u arrestua për dy akuza për marrjen e pronës me pretendime të rreme.

Ai u lirua me kusht 20 mijë dollarë në atë rast, duke shkuar në rehabilitimin e Orlandos për trajtim për një varësi 20-vjeçare nga opioidet, tha avokati i tij.

Murdaugh po mbahet në Korrigjimet e Qarkut Orange deri në një seancë ekstradimi për ta sjellë atë përsëri në Karolinën e Jugut, ku familja e tij ka qenë prej kohësh një nga prezencat më të fuqishme ligjore.

Më 7 qershor të këtij viti,  Murdaugh thirri autoritetet duke deklaruar se kishte gjetur të vrarë me armë gruan e tij Margaret, dhe të birin Paul, jashtë shtëpisë së tyre në Islandton.

Ata kishin vdekur nga disa të shtëna me armë. /GazetaSinjali/