Aktori i “The Walking Dead”, Josh Turner, është vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës në Tenesi të Shteteve të Bashkuara.
Turner, i cili është shfaqur në 17 episodet e “The Walking Dead”, nga 2016-ta deri në 2019-ën, u arrestua për sulm ndaj një personi.
Ai është në pritje të ekstradimit në Oregon atje ku dyshohet se ka ndodhur edhe sulmi.
Lajmi është bërë i ditur nga TMZ, e cila nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me sulmin.
Aktori është baba i dy fëmijëve, vajzës Kaylie dhe djalit Tai.
Para se të fillonte aktrimin, Turner aspironte të bëhej një mundës profesionist.