Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet G.H (M/K) i moshës 51 vjeçar.
Ai ishte dënuar me 6 muaj burg për blerje, posedim, shpërndarje e shitje të paautorizuar të narkotikëve.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,substancave psikotrope dhe analoge’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve”, njofton policia.
Ai është dërguar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.