image Arrestohet 48-vjeçari nga Prishtina që përmes çelësave e thikave dyshohet se kryente vjedhje

Siguri

Arrestohet 48-vjeçari nga Prishtina që përmes çelësave e thikave dyshohet se kryente vjedhje

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 48-vjeçare, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në shtëpinë e të dyshuarit Policia ka sekuestruar pajisje të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave (18), pajisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës, një pistoletë me gaz “Walter”, dy armë metali shkrepëse, dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim i paautorizuar i armës”.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, derisa hetuesit po kryejnë veprimet hetimore e procedurale.

/GazetaSinjali/