image Arrestohet 35-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohen armët me shurdhues dhe magazina ku kultivonte drogë

Shqipëri

Arrestohet 35-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohen armët me shurdhues dhe magazina ku kultivonte drogë

news image

Foto ilustruese


Ka përfunduar faza e nëntë e operacionit të quajtur “Qarku” që është zhvilluar në Shkodër. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, janë sekuestruar armë me shurdhues dhe një magazinë për kultivimin e bimëve narkotike.

“Një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave dhe farat e kanabisit që do të kultivoheshin në këtë ambient janë sekuestruar nga policia. Një kallashnikov dhe një pistoletë silenciator janë sekuestruar gjithashtu. Kontrolli u bë në fshatin Beltojë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij operacioni, si rezultat i së cilës u sekuestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e municion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht, bëri me dije policia.