image Arrestohet 35-vjeçari në Prishtinë, sulmoi dhe pengoi zyrtarët policorë

Siguri

Arrestohet 35-vjeçari në Prishtinë, sulmoi dhe pengoi zyrtarët policorë

news image

Sot rreth orës 17:30 policia ka qenë në një pikë kontrolli në rrugën “Nazim Gafurri” të Prishtinës, ku më pas ka ndaluar një person 35 vjeç, i cili ka penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe i ka sulmuar ata, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se Policia ka arrestuar të njëjtin dhe e ka dërguar në stacionin policor në procedim të  mëtejmë.

“Përderisa policia ka qenë në një pikë kontrolli në rrugën “Nazim Gafurri” ka ndaluar  një person 35 vjeç i cili ka penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe ka sulmuar ata”, tha ai. /Gazeta Sinjali/