Stacioni policor në Shtime sot ka arrestuar një person me dyshimin se i shkaktoi dhunë psikike gruas së tij.
“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar , i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë.