image Arrestohet 27-vjeçari, ja çka i gjeti policia në shtëpi - Sinjali

Arrestohet 27-vjeçari, ja çka i gjeti policia në shtëpi

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person gjatë një bastisje të kryer në shtëpinë e tij me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.

Personi i arrestuar është V. S. (1992) dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë dhe tre karikatorë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të cilët edhe janë duke u marrë me rastin.

Në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore, thuhet në njoftimin dërguar mediave. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: