Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 26-vjeçar me inicialet G.D. në Mitrovicën e Jugut, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ishte i kërkuar nga Gjykata për tri vepra penale: “Mashtrim“, “Kanosje” dhe “Blerje të sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale“.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i riu është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Mbi bazën e urdhëresave aktive është arrestuar i dyshuari G. D., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit gjykata kompetente i kishin lëshuar urdhëresa për tri raste të veprave penale “Mashtrim”, “Kanosje’ dhe “Blerje të sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale”. Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit“, thuhet në komunikatë.