image Arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë, kapet me dy qese me drogë

Siguri

Arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë, kapet me dy qese me drogë

news image

Një person me inicialet D.A., 24-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga Policia në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë narkotike dhe një mulli për blerjen e substancave.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin të cilën e drejtonte i dyshuari./GazetaSinjali/