image Arrestohet 23-vjeçari pasi e ‘ngreh zhag’ bashkëshorten në Gjilan, ajo refuzon tretmanin mjekësor

Siguri

Arrestohet 23-vjeçari pasi e ‘ngreh zhag’ bashkëshorten në Gjilan, ajo refuzon tretmanin mjekësor

news image

Rastet e dhunës në familje janë në rritje përditë e më shumë. Vetëm në Polici denoncohen dhjetëra raste të tilla brenda një jave. E një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 20:40 në rrugën ‘Mulla Idrizin’ në Gjilan, ku një 22-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje familjare, për shkak të të cilës i dyshuari 23-vjeçar ka tentuar ta godasë dhe e ka tërhequr me forcë bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve viktima ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor, pasi sipas saj nuk ka lëndime trupore, ani pse gjatë kohës që burri e kishte tërhequr me forcë, e kishte lënduar në krah.

Si pasojë e dhunës, 23-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje për 48 orësh dhe ndaj tij iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/