image Arrestohet 21-vjeçari nga Kaçaniku i kërkuar për vjedhje të pyjeve
[wp-story id="814678"]

Siguri

Arrestohet 21-vjeçari nga Kaçaniku i kërkuar për vjedhje të pyjeve

news image

Një 21-vjeçar me inicialet L.Gj., është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari është kapur në fshatin Vatë të Kaçanikut për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej 10 ditëve.

Sipas policisë, i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/