Një 20 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup”, pasi që tentoi ta kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Policia pas inspektimit ka konstatuar se dokumenti slloven i udhëtimit dhe karta e identitetit të cilën personi në fjalë i ka dorëzuar për identifikim kanë qenë të falsifikuara.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në bagazhet e tij është gjetur edhe një patent shofer nga Sllovenia, e cila ishte gjithashtu e falsifikuar.
“Më 12.12.2020 në ora 11:45 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup’, policia ka arrestuar personin LL.K. (20) nga Republika e Kosovës. Policia pas inspektimit ka konstatuar se dokumenti slloven i udhëtimit dhe karta e identitetit të cilën personi në fjalë i ka dorëzuar për identifikim kanë qenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit në bagazhet e tij është gjetur edhe një patentë shoferi nga Sllovenia, gjithashtu falsifikat. 20-vjeçari ka deklaruar se dokumentet i ka marrë nga një person në Veri të Mitrovicës”, njoftojnë nga MBP.