image Arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se rrahu nënën e tij

Siguri

Arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se rrahu nënën e tij

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Atje në prangat e Policisë, përfundoi një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 47-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, i riu nga fshati Koshare i ka shkaktuar lëndime trupore nënës së tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari me inicialet L.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/