image Arrestohet 18-vjeçari nga Kosova në Durrës që po ikte nga vendi

Kosovë

Siguri/ Arrestohet 18-vjeçari nga Kosova në Durrës që po ikte nga vendi

news image

J.K.,18-vjeç, nga Kosova, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtonte drejt shteteve perëndimore me dokumente të falsifikuara.

“Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore- Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J.K.,18 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Sipas policisë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”./Gazeta Sinjali/