Një i mitur është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prizren, pasi që i njëjti posedonte armë pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte në kërkim për veprën penale ‘shantazh’ dhe për gjatë hetimit nga hetuesit e sektorit rajonal në Prizren, kanë siguruar fotografi në të cilat i mituri shihet me armë zjarri në dorë.
Policia ka njoftuar se gjatë ditës së sotme të dyshuarit i janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një pushkë automatike AK-47 dhe një karikator i zbraztë i pushkës, të cilat i kishte në posedim pa leje.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/