Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”, raporton Gazeta Sinjali.
Në prangat e policisë ranë një mashkull dhe dy femra, njëra prej të cilave është shtetase e Shqipërisë.
Ata dyshohet se kanë kryer këtë vepër në Gjilan dhe në Fushë Kosovë.
“Gjilan – Fushë Kosovë NN – NN. Nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së më 21.10.2020, janë arrestuar një mashkull dhe një f/k, si dhe një femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur”, thuhet në raportin e policisë.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/