image Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, njëri kishte fshehur kokainën në taksi

Diasporë

Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, njëri kishte fshehur kokainën në taksi

news image

Tre shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Athinë nën akuzën e trafikut të kokainës.

Sipas drejtorisë së antidrogës së Atikës, katër të arrestuarve iu sekuestrua sasi prej 9.3 kilogramë kokainë e pastër, si dhe një sasi prej 900 gramë kanabis.

Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në një automjet taksi, të cilin e përdorte njëri prej shtetasve shqiptarë, ndërsa prej kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjetën edhe sasi të tjera të drogës, peshore dhe dy pistoleta.

Policia thotë se të arrestuarit e sillnin drogën nga Shqipëria dhe e shpërndanin në Athinë, raporton TCh.

Ata do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa hetimet do të vijojnë prej antidrogës së Atikës.

/GazetaSinjali/