image Arrestohen tre persona që fotografuan dhe incizuan afër kampit të Njësisë Speciale në Mitrovicë

Siguri

Arrestohen tre persona që fotografuan dhe incizuan afër kampit të Njësisë Speciale në Mitrovicë

news image

Tre persona u arrestuan për fotografim dhe incizim të paautorizuar afër kampit të Njësisë Speciale “Belvedere” në Mitrovicë.

Ata kanë vepruar në zonën ku me shenja është e ndaluar fotografimi apo incizimi.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovar/e pasi që të njëjtit në afërsi së kampit Belvedere, në zonën ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi kanë fotografuar dhe incizuar pa autorizim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaSinjali/