image Arrestohen tre persona në Podujevë, dyshohet se sulmuan me thikë një person

Kosovë

Policia/ Arrestohen tre persona në Podujevë, dyshohet se sulmuan me thikë një person

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm me thikë ndaj një personi në Podujevë.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Podujevë 16.01.2020-13:08. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/