image Arrestohen tre persona në Pejë, detyruan të miturën të merrej me prostitucion

Siguri

Arrestohen tre persona në Pejë, detyruan të miturën të merrej me prostitucion

news image

Tre persona janë arrestuar dje në Pejë pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë detyruar një të mitur të kryejë këtë vepër.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se gjatë kontrollit tek të dyshuarit është konfiskuar një thikë, kurse pas intervistimit të tyre, me konsultim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar./Gazeta Sinjali/