image Arrestohen tre persona në Malishevë, Policia konfiskon mbi 2 kg drogë

Siguri

Arrestohen tre persona në Malishevë, Policia konfiskon mbi 2 kg drogë

news image

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Posedim i substancave narkotike”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia gjatë kontrollit në veturën e tyre mbrëmë në rrugën “Imer Krasniqi” në Malishevë ka gjetur dhe konfiskuar 2,36 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Gjithashtu në cilësi të provave materiale njësia policore ka konfiskuar edhe tre telefona një elektroshok dhe një veturë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të tretë dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/