image Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim seksual, intervistohet vajza e trafikuar

Siguri

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim seksual, intervistohet vajza e trafikuar

news image

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar tre persona në Gjilan, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se në lidhje me këtë rast është identifikuar viktima e trafikimit, një femër, e cila është intervistuar dhe i janë ofruar shërbimet sipas procedurave.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit për këto vepra penale janë ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Gjilan në koordinim me Prokurorinë e Shtetit pas një hetimi intensiv disa mujorë, sot më datë 14.10.2021 ka ndërmarrë veprime konkrete me ç’rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar meshkuj/kosovarë me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ,”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.

Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe viktima e trafikimit (femër) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre (3) të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për proceduar të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/