image Arrestohen tre maroken dhe një sirian pasi rrahën punëtorin e sigurimit në Lipjan

Kosovë

Policia/ Arrestohen tre maroken dhe një sirian pasi rrahën punëtorin e sigurimit në Lipjan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi dyshohet se e kanë rrahur punëtorin e sigurimit të qendrës së azilit në Magure të Lipjanit.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, tre nga ta shtetas të Marokut dhe një shtetas i Sirisë, të cilët në qendrën e azilit e kishin sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit të qendrës viktimën mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/