image Arrestohen prindërit në Podujevë, lanë fëmijët e tyre pa përkujdesje

Siguri

Arrestohen prindërit në Podujevë, lanë fëmijët e tyre pa përkujdesje

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, (babë e nënë) në Podujevë, pasi që të njëjtit kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre, vajzën 12-vjeçare dhe djalin 9-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, të dyshuarit, fëmijët i kanë lënë në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë, ndërkohë Policia në bashkëpunim me Q.P.S fëmijët i kanë dërguar në strehimore.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”./GazetaSinjali/