image Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të akumulatorëve

Kosovë

Policia/ Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të akumulatorëve

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Fushë Kosovë të dyshuar për vjedhjeve të akumulatorëve.

“Sot rreth orës 01:00,  njësitë patrulluese të Stacionit Policor në  Fushë Kosovë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, për disa vjedhje të rënda. Personat e dyshuar, dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda kryesisht vjedhjeje të baterive/ akumulatorëve,  të makinerive të rënda/kamionëve,  raste këto që  kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dhe në disa lokacione në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia deri tani nga ana e hetuesve janë siguruar prova të mjaftueshme për nëntë raste të vjedhjeve të rënda, ku dyshohet se personat në fjalë janë të përfshirë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit,  të pesë personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë. /Gazeta Sinjali/