image Arrestohen pesë persona pasi rrihen mes vete në Fushë-Kosovë

Siguri

Arrestohen pesë persona pasi rrihen mes vete në Fushë-Kosovë

news image

Janë arrestuar pesë persona në Fushë-Kosovë pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete të shtunën, rreth orës 19:00.

Siç ka bërë të ditur Policia, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Është raportuar se pesë të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali/