Një burrë dhe dy gra janë arrestuar sot në Prishtinë pasi dyshohen për veprat penale “mundësim apo detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “bashkëkryerje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se nga të dyshuarit ka sekuestruar dy telefona mobil dhe një DVR.
Tutje në njoftimin e Policisë tregohet se dy nga të dyshuarit, 31-vjeçari me inicialet LP. dhe 28-vjeçarja B.H. janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Kurse ndaj të arrestuarës tjetër, 27-vjeçares me inicialet A.B. do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.