image Arrestohen në kufi dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Siguri

Arrestohen në kufi dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave në pikën kufitare në Vermicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, dy të arrestuarit për të cilët kishte urdhërarrest nga gjykata, janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Personi i parë u arrestua dje rreth orës 16:30, ndërsa i dyti rreth orës 23:00.

PKK-Vermicë 02.10.2020 – 23:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.  

PKK-Vermicë 02.10.2020 – 16:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/