Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për vrasjen që ndodhi në Ferizaj të premten, ku mbet i vdekur një 24-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin, me datën 05.09.2020 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti nga Policia po hetohet si “Vrasje në bashkëkryerje”./Gazeta Sinjali/