image Vdes 24-vjeçari pasi u ther me thikë në Ferizaj, Policia jep detaje

Siguri

Vdes 24-vjeçari pasi u ther me thikë në Ferizaj, Policia jep detaje

news image

Një 24-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi është therur më thikë sot në ora 20:15.

Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Ferizajt, por nuk kishte arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

 Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në rreth orës 21:30.

“Rreth orës 20 e 15 minuta në Ferizaj në rrugën ’12 qershori’ ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave me ç’rast një person mashkull, kosovar 24-vjeçar ka marrë lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. I njëjti është dërguar një Emergjencë ne Ferizaj ku ju ka dhënë ndihma e parë, por fatkeqësisht rreth orës 21 e 30 minuta nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i njëjti ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante të Policisë, Prokuroi i shteti, mjekësia ligjore dhe janë duke marrë me rastin. Jemi në kërkim të personave të dyshuar, deri më tani nuk kemi të arrestuar”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali/