image Arrestohen katër persona që po kërkoheshin nga Policia, dërgohen në vuajtje të dënimit

Siguri

Arrestohen katër persona që po kërkoheshin nga Policia, dërgohen në vuajtje të dënimit

news image

Katër persona të cilët ishin në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që ishin dënuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar të martën nga Policia në Prishtinë, Podujevë dhe Lipjan.

Personi i parë është arrestuar në Prishtinë rreth orës 13:00, ndërsa gati dy orë më pas një tjetër person i kërkuar është arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj” në bazë të urdhëresës së Gjykatës, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë po ashtu është arrestuar personi tjetër që po kërkohej, kurse në Lipjan rreth orës 21:00 është arrestuar edhe personi i katërt i cili u dërgua në vuajtje të dënimit.

Rastet janë konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·         Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 05.04.2022 – 14:55. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

·         Prishtinë, 05.04.2022 – 13:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. 

·         Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 05.04.2022 – 14:41. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

·         Fsh. Varigovc, Lipjan, 05.04.2022 – 20:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/