image Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Gjakovë (PAMJE)

Siguri

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Gjakovë (PAMJE)

news image

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme, në Gjakovë pasi dyshohet se kishin kryer veprën penale vjedhje të rëndë.

Të dyshuarit vjedhjet i kanë kryer në lokacione të ndryshme.

Të arrestuarit janë: H.SH, i lindur në vitin 1994, E.Q. i lindur në vitin 1997, F.B.i lindur në vitin 2000 dhe B.L, i lindur në vitin 2000.

Njërit nga të dyshuarit, gjithashtu kishte vjedhur kabllo elektrike në vlerë rreth njëmbëdhjetë mijë euro.

“Pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre,  në konsultim me prokurorin kujdestar të njëjtëve ju shqiptohet masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/