Katër persona janë arrestuar në fshatin Shtedim të Podujevës, nën dyshimin se të njëjtit në autobusin e një agjencie turistike kishin vjedhur çantën e një femre.
Në një objekt përcjellës të shtëpisë të njërit prej të dyshuarve është gjetur çanta e viktimës me gjësendet e vjedhura përveç parave dhe kartelave bankare.
Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/