image Arrestohen gjashtë persona në Vërmicë, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Kosovë

Ekskluzive/ Arrestohen gjashtë persona në Vërmicë, dyshohen për kontrabandim me migrantë

news image

Në orët e pasditës së sotme në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për kontrabandim me migrantë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pesë nga të dyshuarit janë shtetas të Turqisë dhe njëri shtetas i Kosovës.

Mësohet se para dy ditësh shtetasët turq kanë arritur të hyjnë në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës, ndërsa sot, dyshohet se kosovari ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarve që përmes Shqipërisë të udhëtojnë në Mal të Zi e pastaj në perëndim.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast. /Gazeta Sinjali/