image Arrestohen gjashtë persona në Ferizaj, dyshohet se zhvillonin lojëra bixhozi

Siguri

Arrestohen gjashtë persona në Ferizaj, dyshohet se zhvillonin lojëra bixhozi

news image

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar gjashtë persona, pasi që të njëjtit dyshohen se ishin duke zhvilluar lojëra bixhozi në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit policia si dëshmi materiale ka gjetur 48 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 2 palë letra bixhozi që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe është ende në hetime./GazetaSinjali/