Dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Fushë Kosovë janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për keqtrajtimin e një qytetari, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit thonë se policët e arrestuar dyshohen se kanë rrahur e keqtrajtuar një qytetar brenda hapësirave të stacionit policor.
Shkak i rrahjes, sipas informacioneve të para, dyshohet të jetë një tiketë trafiku e shqiptuar nga Policia.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.